Intervenimet në rrjetin e ujërave të ndotura
Prishtinë, 17 mars – Gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit do të intervenojnë në zhbllokime dhe pastrime pusetash në këto zona: fshati Bërnicë e Epërme, rruga ” Afrim Hajrizi” në fshatin Bardhosh, rruga” Isuf Pollomi” në lagjen Kodra e Trimave, rruga” Fehmi Agani” , rruga” Ahmet Gashi”, rruga” Bajram Bahtiri” , rruga” Hasan Prishtina” në Obiliq dhe në lagjen Dardania në Prishtinë.
Punë të mbarë!