Intervenimet e ditës së sotme në rrjetin e ujit

Prishtinë, 16 mars – Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit, gjatë ditës së sotme do intervenojnë në riparime linjash dhe rehabilitim të gropave në këto zona: lagjja Taslixhe, rruga” Besa Besë” , fshati Henc, rruga” Korça”, rruga” Gustav Majer”, rruga” Xhavit Ahmeti” , lagjja Sofalia, rruga” Bedri Berisha”, rruga ” Bislim Makolli”, rruga” B”, fshati Besi, rruga” Sali Nivica”, rruga” Bajram Kelmendi”, rruga” Ilir Konushevci” dhe rruga” Fehmi Agani”.