Palë të treta dëmtojnë kabllon furnizuese në stacionin e pompave në fshatin Milloshevë

Prishtinë , 16 shkurt  –  Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se sot për shkak të dëmtimit të kabllos furnizuese në stacionin e pompave në fshatin Milloshevë nga kontraktorë privat, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj tash për tash është jashtë funksionit.

Ekipet e KRU”Prishtina” bashkë me inspekcionin e komunës së Obiliqit janë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtij dëmtimi nga palë të treta, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit të pijshëm për pjesën më të madhe të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria ” në Prishtinë.

Reduktimet do zgjasin deri në sanimin e gjendjes.

 

Faleminderit për mirëkuptim!