Njoftim për konsumatorët e Fushë Kosovës

Prishtinë, 25 shkurt – Ju njoftojmë për një defekt në rrjet,  të ndodhur para pak çastesh te shkolla ” Selman Riza” në Fushë Kosovë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operativës janë në vend ngjarje.
Jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për dy/ tre orë për këto zona: konsumatorët nga rrethi kryesor i Fushë Kosovës ( ana e majtë) në drejtim të stacionit të trenave, një pjesë e fshatit Uglar dhe të gjitha rrugët që lidhen me rrugën ” Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë.