Njoftim
Më datë 20 shkurt 2022, stacioni i pompave në fshatin Kozaricë është thyer dhe vjedhur nga persona të panjohur e të papërgjegjshëm.
Me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës.
Aty janë vjedhur një pompë dhe janë demoluar paisje elektronike dhe kabllo.
Si rezultat i kësaj, pas përfundimit të procedurave hetimore nga Policia e Kosovës, ekipet e KRU” Prishtina” do të vazhdojnë me sanimin e gjendjes për ta rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm për zonën në fjalë.