Defekt në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës
Prishtinë, 20 shkurt-Të nderuar konsumatorë , ju njoftojmë për një defekt në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës.
Pa ujë të pijshëm mbesin fshatrat Shajkoc e deri në fshatin Sfeqël.
Ekipet e mirembajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes.
Furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi.
Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi.
Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit.
Kërkojmë mirëkuptim!