Njoftim
Prishtinë, 7 janar – Të nderuar konsumatorë, fillimisht kërkojmë ndjesë dhe ju njoftojmë për zonat që do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm deri ditën e nesërme në orët e paradites : Dy hyrje banesore në lagjen ” Dardania” ( hyrjet mbi orën e kurrizit), soliteri në lagjen ” Lakrishte” dhe ndërtesat e ulëta në anën e majtë të Procredit Bank.
Të gjitha zonat e tjera të cekura në njoftimin paraprak, tashmë kanë furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyeja e shtyerjes së gjysmës së punimeve në sanimin e linjës AC me diameter 200 mm, është rrezikshmëria nga shembja e dheut për punëtorët e mirëmbajtjes për shkak të thellësisë së madhe të pozicionimit të gypit.
Punimet vazhdojnë nesër në orët e mëngjesit.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!