U mbajt dëgjimi publik me temën ” Përcaktimi i Tarifave të Shërbimeve të Ujit” organizuar nga Autoriteti Rregullator i Ujit ( ARRU )

Prishtinë, 1 dhjetor – Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU ” Prishtina” sh.a. është mbajtur dëgjimi  publik për Procesin Tarifor 2022-2024,  të zonës së shërbimit të  KRU “Prishtina” sh.a.

Në këtë dëgjim publik, organizuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ( ARRU) me temën ” Përcaktimi i Tarifave të Shërbimeve të Ujit ” morrën pjesë UD kryeshefi ekzekutiv z. Sokol Xhafa, UD zyrtari kryesor financiar z. Naim Mujaj dhe z. Remzi Llumnica zyrtar për Plan Biznesi dhe tarifa nga KRU ” Prishtina ” sh.a.,  ndërsa znj. Lule Aliu – zyrtare për marrëdhënie me publikun, z. Vehbi Duraku – analist për investime kapitale dhe z. Hysni Feka – analist i tarifave, nga Autoriteti Rregullator i Ujit.

KRU “Prishtina” bëri shpalosjen e Procesit Tarifor 2022-2024 si dhe objektivat e kompanisë, të  prezantuara  nga UD kryeshefi ekzekutiv z. Xhafa si dhe zyrtari për Plan Biznesi dhe tarifa z. Llumnica.

 

Ua kujtojmë se, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) si autoritet i pavarur, është përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit të ujit Kosovë.

Roli i ARRU-së është që të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, efiçente, dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për tërë konsumatorët në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.

Ndërsa, KRU ” Prishtina ” si ofruesi më i madh i shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës, mision e ka trajtimin dhe furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe cilësor të qytetarëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit , Graqanicës, Shtimes, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit si dhe trajtimin e ujërave të zeza, në përputhshmëri me standardet dhe kërkesat statusore dhe legjislative të ndërmarrjes dhe aksionarit.