Njoftim për konsumatorët e Lipjanit
Prishtinë, 24 dhjetor – Për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në Stacionin kryesor të pompave në Lipjan, konsumatorët e kësaj komune, konkretisht pikat e larta të furnizimit kanë filluar të ballafaqohen me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Kjo situatë do zgjasë, për aq kohë sa zgjasin reduktimet e energjisë elektrike në komunën e Lipjanit.