Njoftim për konsumatorë!
Prishtinë, 6 Dhjetor – Konsumatorë të nderuar të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria” në Prishtinë.
Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.
Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri.
Faleminderit për mirëkuptim!