Kërkesë nga KRU ” Prishtina ” për  KEDS, KES/CO, KOSTT

Prishtinë, 23 dhjetor – KRU ” Prishtina ” sh.a. është e përkushtuar si ndërmarrje që t’u ofrojë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit ,  furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësor.

Ne e kuptojmë gjendjen e vështirësuar me energji elektrike ditët e fundit, por si ndërmarrje për ofrimin e shërbimeve me ujë të pijshëm kërkojmë nga KEDS, KES/CO dhe KOSTT  që , për Objektet strategjike të rëndësisë së veçantë , si : Impiantet e Trajtimit të Ujit dhe Stacionet kryesore të pompimit,  të mos shkyçen nga furnizimi me energji elektrike.

Nëse ndodh një gjë e tillë, do të vështirësohet në masë të madhe furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorë tanë.

Nga diku 80 pika  ku  ne si  ujësjellës paguajmë rregullisht  energjinë elektrike, më poshtë gjeni listën me 16 pikat për të cilat,  kërkohet që të mos ketë shkyçje ( ndërprerje/reduktime) të energjisë elektrike.;

 

Lista e Objekteve strategjike të KRU”Prishtina” sh.a.;

 

1.Impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj,

2.Impianti i trajtimit të ujit në Albanik,

3.Impianti i trajtimit të ujit në Badoc,

4.Administrata/Drejtoria e KRU”Prishtina” sh.a.,

5.Stacioni i Pompave në Besi,

6.Stacioni i pompave në Matiçan/ Mirëdita 1 dhe 2,

7.Stacioni i pompave në Vragoli,

8.Objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë,

  1. Rezervuari i ujit në  Arbëri,

10.Stacioni i pompave në Park,

11.Stacioni i pompave në Bivolak,

12.Stacioni i pompave në Shtime,

13.Stacioni i pompave në Lipjan,

14.Stacioni i pompave në Konjuh

15.Stacioni i pompave dhe rezervuari në Kodrën e Trimave, Prishtinë.

16.Stacioni i pompave në Batllavë.

 

Kërkesa e KRU”Prishtina” sh.a. është dërguar edhe në  KEDS, KES/CO dhe KOSTT, me shpresë që e njejta do gjejë përkrahje dhe mirëkuptim!