Dëmtohet gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj”  në Prishtinë
Prishtinë , 21 dhjetor – Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.
Pa furnizim me ujë të pijshëm , deri në sanimin e defektit janë : lagjja Pejton, lagjja Dardania , një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria , në Prishtinë.