Uji dhe siguria e furnizimit me ujë të pijshëm

Ligjeratë nga Msc. Sokol Xhafa për FSK-në

Prishtinë, 10 nëntor – Gjatë ditës së sotme, në Kazermën “ Adem Jashari ”, Sokol Xhafa UD kryeshef ekzekutiv i KRU ” Prishtina” sh.a. mbajti Ligjeratë për Forcën e Sigurisë së Kosovës / Kompaninë për operacione me civil, në kuadër të zhvillimit profesional dhe njohurive të përgjithshme të pjesëtarëve të tyre. Temat e ligjëruara kishin të bënin me njohuritë e përgjithshme të sistemit të rrjetit shpërndarës, sistemeve funksionale, mbrojtjes së burimeve të ujit, teknologjitë e trajtimit të ujit, sfidat dhe vështirësitë,  me theks të veçantë siguria e furnizimit me ujë cilësor dhe sasior.