Konfirmohet përkrahja me Donacione nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) për KRU ” Prishtina ” sh.a.

Prishtinë, 12 nëntor – Një delegacion i lartë i Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Evropën juglindore dhe Turqinë qëndruan në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina”, me ç’rast konfirmuan edhe njëherë përkrahjen e tyre me donacione . Ata u mirëpritën nga Sokol Xhafa ud. kryeshef ekzekutiv dhe menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes. Në këtë takim të një rëndësie jetike për ndërmarrjen si ofrues i shërbimeve,  u diskutuan projekte specifike zhvillimore.

Diskutimi u zhvillua edhe për projektet aktuale të financuara nga KFW, masterplani për tetë komunat në zonën e shërbimit si dhe studimin e fizibilitetit për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Graçanicës ( projekti që do të realizohet nga konsulenca gjermane bashkërisht me konsulencën vendore ). Theks të veçantë iu kushtua mbështetjes dhe bashkëpunimit për financimin e projekteve të dedikuara në përmirësimin e performancës së KRU ” Prishtina ” sh.a.

Delegacioni i KFW-së ishte tejet i kënaqur me sukseset e arritura viteve të fundit, gjithnjë duke pasë parasysh sfidat dhe vështirësitë gjatë periudhës së pandemisë.