Vazhdojmë me punë e përkushtim
1. Dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit po zbulohen nga inspektorët dhe kontrollorët tanë çdo ditë dhe të gjitha rastet janë duke u procesuar më tutje..
2. Investimet dhe intervenimet në rrjetin e ujësjellësit, në të gjitha zonat e shërbimit, po vazhdojnë nga menaxhmenti i lartë dhe ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit..
3.Dërgimi i lëndëve të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat ( bizneset dhe konsumatorët e amvisërisë) po vazhdon..
4. Vazhdojmë me lehtësimin e kritereve për programimin e borxheve të akumuluara..
5.Dhjetëra raste të zhbllokimit, pastrimit dhe vendosje të kapakëve të pusetave të kanalizimit po realizohen çdo ditë..
6.Impiantet e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik e Badoc po funksionojnë me kapacitete maksimale..
7. Monitorimi i cilësisë së ujit/ 24 h pa ndërprerë..
8.Ankesat dhe kërkesat e konsumatorëve shtëpiak dhe komercial po trajtohen me kujdes dhe përpikëri…etj.
Jemi pranë , në çdo kohë!
KRU” Prishtina” sh.a.