Njoftim për konsumatorët e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe lagjes” Kalabria” në Prishtinë

Prishtinë , 10 shtator – Për shkak të punimeve të planifikuara teknike nga NH ” Ibër Lepenc” Sh.A. ju njoftojmë se,  sonte ( 10 shtator 2021) nga ora 23:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe lagjes ” Kalabria” në Prishtinë.

Po ashtu, punimet e tyre të planifikuara mund të zgjasin edhe gjatë ditës së nesërme ( 11 shtator 2021), andaj mund të ketë vështirësi në furnizimin e rregullt me ujë për zonat e lartcekura deri në mesnatën e ditës së nesërme.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptim!