Njoftim për konsumatorë

Prishtinë, 28 shtator – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal në të gjitha fushat. Njoftojmë konsumatorët e Çagllavicës, Veternikut dhe Mati 1 se, me ndryshimin e temperaturave në sezonin vjeshtor është arritë fenomeni i hipotermisë në ujin e liqenit të Badocit, me ç’rast jemi detyruar t’i ulim kapacitetet trajtuese në Impiantin e trajtimit të ujit në Badoc, andaj zonat e lartëcekura do të kenë reduktime të kohë pas kohshme të furnizimit me ujë, deri në stabilizimin e situatës.  Reduktimi i kapacitetit trajtues në këtë impiant është bërë për shkak të ruajtjes së cilësisë së ujit.

 

Faleminderit për mirëkuptim!