NJOFTIM
Prishtinë , 17 shtator – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të një prishje teknike konkretisht djegjes së njërës pompë në Stacionin e Pompave te Parku i qytetit të Prishtinës sot në orët e pasdites, konsumatorët e këtyre zonave do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm: Lagjja” Aktash”, lagjja” Ulpiana”, rruga B dhe rruga” Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Vlen të theksohet se furnizimi me ujë nuk do të ndërprehet tërësisht por mund të kenë reduktime kohë pas kohe e sidomos pikat e larta furnizuese/ katet e larta të ndërtesave.
Ekipet teknike të operimit dhe mirëmbajtjes elektromakinerike, do e bëjnë të pamundurën që në periudhë sa më të shkurtë kohore të rregullojnë apo të analizojnë mundësinë e vendosjes së një pompe tjetër.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!