Prishtinë , 3 shtator – Në kuadër të investimeve zhvillimore/ infrastrukturore që po vazhdojnë nga donatorët e huaj, me theks të veçantë ata Zviceran dhe Gjerman, gjatë ditës së sotme kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa mirëpriti në vizitë zyrtarët e SDC-së Zvicerane së bashku me kompaninë lokale – partnere në implementim të projekteve.
- Xhafa prezantoi para tyre kompaninë në përgjithësi, sfidat që po kalojnë në adresimin e humbjeve të ujit, menaxhimin e burimeve ujore, efiçiencën e energjisë, investimet kapitale, rrjetin e ujërave të zeza, etj.
Gjithashtu, kryeshefi Xhafa falënderoi donatorët për projektet e implementuara deri tash në zonën e shërbimit të KRU “ Prishtina” sh.a., duke kërkuar që pjesa e këtyre fondeve të alokohet më me prioritet për projektet e KRU ” Prishtina” si kompania më e madhe e ujit në Republikën e Kosovës.
Duke qenë se, situata me COVID -19 është vështirësuar vizita e sotme u mbajt direkt në terren të hapur në Njësinë Operative të Ujësjellësit Lipjan dhe nën masat mbrojtëse bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Investime të vazhdueshme, për mirëqenien e qytetarëve!