Vështirësitë më të mëdha të ekipeve të mirëmbajtjes dhe kanalizimit
Prishtinë, 12 gusht – Ballafaqimi me terrenin del të jetë shpeshherë më i vështirë sesa të shikojmë në fund vetëm një pusetë të pastruar apo zhbllokuar.
Ekipet e mirëmbajtjes së kanalizimit , pavarësisht përkushtimit të tyre në zgjidhjen e një problemi, vështirësitë më të mëdha po i hasin në zbulimin e pusetave të kanalizimit pasi që dhjetra sosh janë të mbuluara nga kontraktorët gjatë ndërtimit a riparimit të rrugëve.
Rasti i sotëm ishte në rrugën e ” Karadakut” në afërsi të rrugës së ” Bledit” në Prishtinë.
Disa puseta janë të mbuluara me kubëza betoni dhe është e vështirë t’ i zbulosh e disa të tjera janë të stërmbushura me mjete të forta, mbeturina të ndryshme dhe zhbllokimi e pastrimi i tyre është tejet i vështirë.
Kjo gjendje e rëndon funksionimin e mirëfilltë të rrjetit të kanalizimit.