Njoftim për qytetarët e Podujevës.
 Njoftim për qytetarët e Podujevës.

Prishtinë : 01.08.2021 – Të nderuar qytetarë / konsumatorë në qytetin Podujevë, zona që furnizohet nga SP Peran. Siç jeni informuar, edhe nga mungesa e ujit, ditën e djeshme kemi pasur një shpërthim te linjës Ø 250 mm, që furnizohet nga SP Peran. Duke qenë se, defekti ishte shumë i madh, ku u detyruam që një pjesë të  linjës ta ndërrojmë, rrjedhimisht edhe mungesa e ujit ishte për kohë të  gjatë , gjatë defekteve por edhe mungesa e gjatë e ujit, bën që kur të rikthehet furnizimi me ujë shpërlan mbetjet që kanë hyrë gjate kohës së defektit dhe uji në dukje mund të vijë me turbullirë momentale, ashtu siç ndodhë rëndom. Postim i nxjerrë nga portali Llapi.info, tregon ujin qe është me turbullirë e cila zakonisht zgjatë shumë pak, por jo më shumë se 5-10 minuta. Ju sigurojmë që uji është i kontrolluar dhe monitoruar 24 orë, dhe ajo turbullirë ka qenë momentale. Do të ishte më e ndershme që portali në fjalë, të drejtohej fillimisht te ne, e të mos bëhen postime sa për klikime, me tendenca te ulëta, vetëm sa për te ndjellë frikë të panevojshme te qytetarët!
 

Sinqerisht!
KRU Prishtina sh