Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a.,
Prishtinë, 2 gusht – Të nderuar qytetarë, meqenëse në këtë periudhë me temperatura të larta në vendin tonë kërkohet vazhdimisht kujdes maksimal në përdorimin sa më të drejt të ujit në mënyrë që shpërndarja/ distribuimi të bëhet njësoj për secilin konsumatorë, kërkesa e radhës dhe tejet e rëndësishme është kujdesi ndaj ambientit, respektivisht hapësirave përreth Impianteve të Trajtimit të ujit, Shkabaj, Badoc e Batllavë pastaj stacioneve, nënstacioneve dhe rezervuarëve të ujit.
Djegja e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, rrezikon seriozisht furnizimin me ujë të pijshëm, gjegjësisht objektet në të cilat trajtohet uji e pastaj i cili shpërndahet te ju.
Ndalo shpërdorimin e ujit të pijshëm!
Kujdes të shtuar ndaj mjedisit përreth objekteve të ujësjellësit!

Me nderime,
KRU” Prishtina” sh.a.
2 gusht 2021, e hënë