Ballafaqimi i ekipeve të mirëmbajtjes së kanalizimit me terrenin e dëmtuar nga kompani të ndryshme
Prishtinë, 13 gusht – Sërish ditën e sotme , ekipet e mirëmbajtjes së kanalizimit janë ballafaquar me vështirësi në pastrimin dhe zhbllokimin e pusetave në rrugën e ” Karadakut” dhe rrugën ” Kadri Bajri” në Prishtinë.
Puseta të dëmtuara nga pesha të rënda e nga mbeturina prej më të ndryshmeve.
Çdo ditë e më shumë, kompanitë e ndryshme po dëmtojnë pusetat e kanalizimeve, përgjatë ndërtimit të rrugëve.
Ekipet teknike , pastruan, zhbllokuan dhe ngritën kapakët në kuotën e terrenit.
Kjo çka po ndodhë vazhdimisht , do e dëmtojë funksionimin e mirëfilltë të rrjetit të kanalizimit!