Njoftim,

Prishtinë, 19 korrik – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, ju njoftojmë se , për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme  , është krijuar sërish turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj jemi detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejmë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj duke filluar sot në orën 12:00-15:30.
Mbeteni të njoftuar deri në informacionin e radhës dhe në varësi të  kushteve atmosferike.

Faleminderit për mirëkuptim!