Njoftim
Prishtinë, 17 korrik – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria ” në Prishtinë, ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e sotme në vendin tonë , është krijuar turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj jemi detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejmë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj.
Ky Impiant është tashmë jashtë funksionit.
Konsumatorët e sipërpërmendur do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga sonte në orën 22:00 deri nesër në 05:00 të mëngjesit.
Mbeteni të njoftuar deri në informacionin e radhës dhe në varësi të kushteve atmosferike.
Faleminderit për mirëkuptim!