Me dhjetera kyçje ilegale ne sistemin e rrjetit te ujesjellesit ne komunen e Obiliqit
Prishtinë 15 korrik – Vazhdojmë intensivisht me inspektime në terren.
Në komunën e Obiliqit, gjatë ditës së djeshme janë zënë me dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit nga inspektorët tanë dhe komunal.
Ky është keqpërdorim klasik i ujit të pijshëm.
Këto keqpërdorime po e pengojnë furnizimin e rregullt me ujë.
Të gjitha rastet përfundimin e kanë në gjykatë dhe si të tilla konsiderohen vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.