Ekipe shtesë të mirëmbajtjes dhe operimit janë në terren

Jemi në gjendje gatishmërie, me të gjitha ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në terren ( ekipe shtesë janë në terren tërë kohën) , ekipet e monitorimit të cilësisë së ujit dhe prodhimit, pas situatës së krijuar së fundmi nga reshjet e dendura të shiut.