Pastrohen puseta të ujrave të zeza
Prishtinë, 17 maj – Gjatë ditës së sotme janë duke u realizuar pastrime të dhjetëra pusetave të kanalizimit në zonën e shërbimit.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza sot në orët e hershme të mëngjesit pastruan pusetat në rrugën ” Ali Vitia” në lagjen Kalabria dhe te tre Soliterat në lagjen ” Ulpiana ” në Prishtinë, për të vazhduar edhe me zona të tjera.
Të ruajmë dhe mbrojmë rrjetat e ujërave të zeza!