Njoftim, fshatrat e komunës së Shtimes

Prishtinë, 6 maj – Të nderuar konsumtorë, ju njoftojmë se gjatë natës së mbrëmshme kemi pasë një defekt në pompën zhytëse 22 kw në stacionin kryesor të fshatit Rashincë( komuna e Shtimes),  i cili ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm fshatrat e rrafshit si: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc.

Ekipi i mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit nga Njësia Operative e Ujësjellësit Shtime është duke punuar intensivisht në ndrrimin e pompës në mënyrë që të rifunksionalizohet ky system.

Shpresojmë që deri në fund të ditës së sotme do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra.

 

 

Ju faleminderit për mirëkuptim!