Paguani faturat e ujit!
Ne e hapim çdo ditë rubinetin në banimet tona , për të pirë ujë, për të larë duart , fytyrën dhe dhëmbët , për të bërë dush , për të pastruar pemët e perimet dhe për të zier ushqime.
S’ka gjë më të lehtë e më të shpejt, sesa hapja dhe mbyllja e një rubineti.
Por a e dini se, rruga e trajtimit të ujit është e gjatë, e mundimshme dhe ka një kosto të lartë derisa të vjen në krojet tona!
Energji elektrike, pompa, pajisje, kimikate, gypa primar e sekondar, derivate, fuqi punëtore, dije dhe investime, pra është një proces i gjatë që kushton.
Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastërt, kushton!
Uji fillestar merret nga liqeni me pompa e pastaj dërgohet në Impiantet e Trajtimit të Ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve të gjata teknologjike për trajtim.
A e dini se, 1000 litra ujë i trajtuar/përpunuar kushton vetëm 0,43 euro ( 43 cent) !?
Paguani faturat e ujit!
Afër, lirë, lehtë dhe shpejt!