UP-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me KRU “Prishtina”,  për angazhimin e studentëve në punë praktike.
Prishtinë, 3 mars – Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “PRISHTINA”dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë në UP . Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim ngritjen profesionale të studentëve të programeve të Fakultetit të Ndërtimtarisë, duke i angazhuar studentët në punë praktike në ambientet e Ujësjellësit të Prishtinës.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, u.d. I kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina Msc. Sokol Xhafa si dhe dekani i FN-së, prof. ass. dr. Florim Grajçevci.
Memorandumi i nënshkruar nga palët e lartëcekura shpreh vullnetin e tyre për bashkëpunimin institucional, me qëllim të përgatitjes dhe avancimit profesional të gjeneratave të ardhshme për tregun e punës në vend.