Rrjedhja e ujit në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
Prishtinë , 24 shkurt – Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” po vazhdojnë me punimet teknike, konkretisht intervenimin në sanimin e gypit të ujit në lagjen ” Kalabria” në Prishtinë.
Kjo lagje, duke filluar nga ora 13:00 sot, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm deri në sanimin e gypit që është duke shkaktuar rrjedhje të madhe të ujit, qe disa ditë.
Kërkojmë mirëkuptim!