KRU,, Prishtina  ,, sh.a. njofton për gatishmërinë karshi vërshimeve mbi vendin tonë,

KRU,, Prishtina  ,, sh.a. njofton për gatishmërinë karshi vërshimeve mbi vendin tonë,

Prishtinë, 11 janar  – Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës këto ditë, janë rritur skajshëm rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore ku të njejtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj).  Si shkak i kësaj, kemi sërish rritje të turbullirës në atë nivel që, e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, por edhe për ruajtjen e stabilimenteve. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije ( me ç’rast e kemi edhe rekomandim nga IKSHPK-ja ), jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm  për  Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë.  Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Por, për shkak që të bëjmë sado pak shpërndarje të barabartë të ujit, kemi bërë edhe alternative tjera teknike për furnizim.  Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim, me ç’rast në këtë situatë të rënduar nga vërshimet ju lusim për durim deri në stabilizim të gjendjes , ngase situata e krijuar nga natyra nuk varet nga ne. Në të njejtën kohë Departamenti i Cilësisë se ujit dhe burimeve po mbikëqyrë cilësinë e ujit në burime sipërfasore dhe nëntoksore, sipas planit operacional për kontrollë të kualitetit në të gjitha zonat e shërbimit ku furnizimi bëhet  nga Kompania Ujësjellësit  Rajonal ” Prishtina ” sh.a . Gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë ku kemi marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht  2 puse nëntoksore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotni! Sistemet prodhuese në NJOU Shtimje ,Lipjan ,Peran ,Vragoli dhe Miradi  të cilat  furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë afër  rrezikut për t’u vërshuar, andaj jemi duke punuar me kapacitete të reduktuara . Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc, janë duke  punuar me kapacitet të reduktuar  për shkak të  turbullirës së lartë në kanal me qëllim që uji të jetë më  cilësor dhe i pastër! Liqenet artificiale Badovci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit prej mbi 2 metra, por që kjo rritje e nivelit  nuk ka ndikuar ende në rritje të turbullirës , por me ardhjet e shumta në liqe, pritet turbullim i ujit , me ç’rast do të ndërmarrim veprime konkrete karshi situatës.  Ekipa e Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese, po  marrin mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit, me ekipe shtesë janë duke e monitoruar dhe ndihmuar situatën në terren, të fokusuar në zonat e shërbimit ku ka më shumë vërshime. Me kapacitetet maksimale që kemi jemi në gjendje gatishmërie 24 h pa ndërprerë, aty ku qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve tona.

Bashkë do ia dalim, nga ju kërkojmë mirëkuptim dhe përkrahje!

 

Close Menu

Kërkesë për riprogramim të borgjit

Çdo konsumator i cili për shkaqe të ndryshme nuk ka mundur ta paguaj borgjin ndaj KRU Prishtina sh.a, mund te bej ri-programimin e borgjit duke plotesuar formularin.

Kërkesa për ri-programim te borgjit bëhet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

KONTRATA MBI PAGESËN E BORXHIT TË VJETËR

 

Kërkesë për kontrollimin e njehsorit

Çdo konsumator mund të bëjë kërkesë për kontrollimin e pikës matëse. Për të realizuar këtë kërkesë konsumatori duhet të dorëzojë kërkesën me shkrim në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve. Ekipet e autorizuara të KRU Prishtina do të bëjnë kontrollimin në afatin e duhur.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Ndërrimi i tarifës nga konsumatori amvisëri në konsumator komercial dhe anasjelltas

Ndërrimi i grupit tarifor bëhet me kërkesën e konsumatorit që duhet të bëhet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve. Çdo ndërrim i veprimtarisë së objektit, duhet të pasqyrohet me ndërrimin e tarifave për shërbimet e ujit dhe kanalizimit. Ndërrimi i veprimtarisë nënkupton ndërrimin e statusit të konsumatorit nga ai i amvisërisë në komercial dhe anasjelltas, për shkak të rritjes apo zvogëlimit të ujit të angazhuar në objekt.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Mbyllja e llogarisë/ aktivizimi i llogarisë së mbyllur

Derisa e keni shfrytëzuar uji në një objekt dhe keni qenë të regjistruar si konsumator, e ndërkohë më nuk e shfrytëzoni ujin (nuk ju nevojitet), që të ndalet faturimi (vetëm taksa) më tutje dhe kartela të mbyllet, të pasivizohet, Ju duhet të veproni si më poshtë:

– Të vini në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve, të bëni kërkesën me shkrim  për pasivizim të pikës matëse dhe mbyllje të llogarisë, respektivisht për ndërprerje të furnizimit me uje,
– Pagesa e shërbimit për shkyçje,
– Dëftesë – pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Ndërrimi i njehsorit, pikës matëse

– Kërkesa me shkrim e konsumatorit për arsyen e ndërrimit të njehsorit. Formulari mund ta shkarkoni këtu, gjithashtu mund të merret edhe sportelet e KRU Prishtina sh.a.
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Ndërrimi i pronarit, respektivisht ndërrimi i emrit në kartelën e llogarisë

Çdo ndërrim i të dhënave të shfrytëzuesit të ujit brenda një objekti të pikës matëse, duhet të paraqitet në KRU Prishtina sh.a. Që do të thotë, se shfrytëzuesi i cili pretendon të jetë konsumator i ardhshëm, duhet të paraqitet në sportelet e KRU Prishtina sh.a. dhe të sjellë dokumentacionin si në vijim. Me rastin e shitblerjes së pronave, njëra ndër veprimet që konsumatori i ardhshëm duhet të bëjë, është edhe kontrollimi i detyrimeve të asaj pike matëse që ka ndaj KRU Prishtina sh.a. Pra, duhet të sigurohet kartela e transaksioneve në të cilën figuron se nuk ka asnjë borxh ndaj KRU Prishtina sh.a.
Për t’u bërë ndërrimi i emrit të konsumatorit, duhet të nënshkruhet kontrata e re për furnizim me uje. Ndërsa për ndërrimin e emrit nevojiten dokumentet si në vijim:

Kur ndërrohet pronari-shitblerje:
– Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
– Kopja e kontratës së shitblerjes e vërtetuar në gjyq,
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori kërkon ndryshimin e emrit me pjesëtar tjetër të familjes, nevojiten:
– Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
– Certifikata familjare dhe deklarata nga konsumatori paraprak (aktual), që me dëshirë kërkon të ndërrohet emri në kartelën e llogarisë,
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori aktual lëshon objektin me qira, nevojiten:
– Kërkesa e qiramarrësit për ndryshimin e emrit,
– Certifikata e pronësisë së objektit,
– Kopja e kontratës për dhënien e objektit me qira,
– Certifikata e biznesit e qiramarrësit nëse objekti lëshohet me qira për veprimtari komerciale,
-Dëftesë -pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori i evidentuar vdes, nevojiten:
– Kërkesa e anëtarit të familjes së konsumatorit që ka vdekur për ndryshimin e emrit,
– Certifikata familjare dhe certifikata e vdekjes,
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

DEKLARATË MBI POSEDUESIN FAKTIK PËR NDRRIMIN E EMRIT TE PRONARIT

Regjistrimi i konsumatorit të ri në KRU Prishtina sh.a.

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Konsumatorët komercialë duhet të sjellin edhe regjistrimin e biznesit. Nga ekipet e KRU Prishtina do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me uje. KRU Prishtina do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve prej pranimit të kërkesës për kyçje.

Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me uje.

APLIKACION PËR KUSHTE TEKNIKE
APLIKACION PËR KYÇJE
APLIKACION PËR LEGALIZIM TË KYÇJES INDIVIDUALE
APLIKACION PËR LEGALIZIM TË KYÇJES KOLEKTIVE
APLIKACION PËR DHËNJËN E INFORMACIONEVE PËR INFRASTRUKURË

Mbyll Panelin