z. Recep Gunduz, koordinatori nga Qendra Kulturore e Kosovës në Bursa vizitoi sërish Ujësjellësin e Prishtinës, për të konfirmuar bashkëpunimin.

Prishtinë , 24 dhjetor – Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a. e vizitoi sërish z. Recep Gunduz, koordinatori nga Qendra Kulturore e Kosovës në Bursa të Turqisë. Vizitën e tij në Ujësjellësin e Prishtinës e mirëpritën U.D. i  kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa dhe U.D. i zyrtarit kryesor financiar Naim Mujaj.
Z. Gunduz erdhi sërish pranë nesh, që të konfirmoj bashkëpunimin në mes të dy ujësjellësve, KRU” Prishtina” dhe ujësjellësit në Bursa-Buski.
Bashkëpunimi do të jetë në shumë fusha, me theks të veçantë , projektet konkrete me ngritje të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike. Në të njejtën kohë, përkrahje me trajnime në fushat profesionale të cilat planifikohen gjatë vitit 2021.

Z.Gunduz , në emër të menaxhmentit të lartë dhe të gjithë të punësuarve në KRU ” Prishtina” ju jemi mirënjohës pafund për angazhimin tuaj, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme!