Njoftim për Parkun e Biznesit, në Drenas

NJOFTIM,

 

Prishtinë, 4 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të “ Parkut të Biznesit “ në Drenas.

Para pak çastesh, ka ndodhë një defekt në gypin e ujit në afërsi të Parkut të Biznesit, në Drenas.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina ” janë në vendin e ngjarjes, të detyruar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit aty.

Faleminderit për mirëkuptim!