Njoftim për konsumatorët e rrugës ” Muharrem Fejza ” në Prishtinë,

Prishtinë, 4 dhjetor – Me kërkesë të kompanisë private Beni Com, të cilët paraprakisht kanë marrë pëlqim nga KRU ”Prishtina ” sh.a., për kyçjen e rrjetës së re të ujësjellësit në rrugën “ Ndue Përlleshi ” në rrjetin ekzistues në rrugën “ Muharrem Fejza ” në Prishtinë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme , 5 dhjetor 2020, e shtunë obligohemi që të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09:00-15:00.

Për shkak të krijimit të kushteve për kyçjen e gypit të ujit, ndërprerja e ujit bëhet në gypin kryesor të rrugës “ Muharrem Fejza ”.

 

Kërkojmë mirëkuptim!