Dëmtohet gypi i ujit në rrugën “ Xheladin Hana ” në lagjen Bregu i Diellit,

Prishtinë, 21 dhjetor   –  Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët e lagjes “ Bregu i Diellit “ në Prishtinë , konkretisht rruga ” Xheladin Hana ” se para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 600 mm.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Deri në sanimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë.

Ju mbajmë të informuar për detaje.

 

Kërkojmë mirëkuptim!