Dëmtohet gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë,

Prishtinë, 10 tetor – Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitë gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakrishte”.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin.
Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona.
Faleminderit për mirëkuptim!