Njoftim për konsumatorët e pikave të larta ( me sistem pompimi )  të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë,

Prishtinë, 11 shtator – Për shkak të punimeve  të planifikuara të KEDS-it,  njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Sofalia ” ( vetëm pikat e larta që janë me sistem pompimi nga stacioni i pompave) se nesër , 12 shtator 2020 e shtunë duke filluar nga ora 23: 00 deri ditën e diel ( 13 shtator 2020) në orën 11:00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS do të ndikojë që, stacioni i pompave në lagjen “ Sofalia ” të mos jetë në funksion ,për aq kohë sa do të zgjasë ndërprerja e energjisë elektrike.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptim!