KRU ” Prishtina ” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim,

Prishtinë, 21 shtator   – KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët  për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit!

Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara.

Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse / vendosjen e maskës.

Përveq pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës së Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

Ju që keni ankesa apo kërkesa, ju lutemi  drejtohuni në zyren për konsumatorë të KRU ” Prishtina ” sh.a dhe aty kemi stafin profesional që është në shërbimin tuaj.

Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milion euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milion euro.

Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat.

 

 

Faleminderit!