Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë i KRU” Prishtina” të përkushtuar  në realizimin e objektivave të ndërmarrjes,
Prishtinë, 26 shtator – Bordi i drejtorëve i kryesuar nga z. Labinot Dedushi dhe menaxhmenti i lartë i KRU” Prishtina” i kryesuar nga U.D i kryeshefit ekzekutiv z. Sokol Xhafa, të përkushtuar në realizimin e objektivave të ndërmarrjes, duke punuar në hartimin e rregulloreve të brendshme dhe akteve të tjera, strukturën organizative të kompanisë, etj.
Poashtu, në këtë tryezë pune, përgjatë procesit të punimeve me përkushtim dhe vullnet janë duke u diskutuar edhe çështje të ndryshme dhe po aq të rëndësishme për të gjitha fushat e ndërmarrjes, administrative, teknike e financiare me theks të veçantë shërbimet ndaj konsumatorit.