Vazhdojnë riparimet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit,
Prishtinë, 7 gusht – Riparimi i rrjetit të ujësjellësit, është forma indirekte e ofrimit të shërbimeve dhe qëndrimit sa më afër konsumatorit.
Ne kemi ujë cilësor në krojet tona, por para se të kemi ujin e pastërt, jashtë objekteve të banimit realizohen punë të mëdha që kërkojnë vullnet e përkushtim maksimal, në fabrika të trajtimit të ujit, në stacione të pompave, nënstacione, rezervuar , rrjetin primar, sekondar e terciar, mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza , etj.
Aspak e lehtë, por shumë vullnet!
Sot ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë duke intervenuar në gjithsej 9 rrugë/ zona në Prishtinë dhe Çagllavicë, për të vazhduar deri në orën 22:00, në zona të tjera.