Punime teknike në rrjetin e ujësjellesit,
Prishtinë, 28 gusht – Punë e vështirë, e gjatë dhe e mundimshme e ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit.
Me orë të tëra intervenuan në gypin e ujit me diametër fi 75 mm në lagjen ” Kodrina” te rruga C në Prishtinë.
Sanimi i gypit filloi sot në orën 13:00 dhe përfundoi në orën 21:30.
Faleminderit për vullnetin që keni, për punët e shkëlqyeshme që bëni, ju jemi mirënjohës çdoherë!
Me ju, gjithnjë drejt shërbimeve më cilësore!