Punime teknike në rezervuarin e Mirëdites,
Prishtinë , 23 gusht – Punëtorët e mirëmbajtjes dhe operimit kanë punuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në rezervuarin e Mirëditës.
Punimet kanë filluar dje në orët e paradites dhe kanë përfunduar në mesnatë në orën 03:30.
Janë duke u realizuar punime për ndërrimin e pompave , ku gjatë natës eshte ndërruar valvola mbyllëse për njërën pompë.
Realizimi i punimeve është bërë për një funksionim më të mirë të rezervuarit.
Që konsumatorët të mos e ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm, është punuar edhe natën.
Falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit për punë të shkëlqyeshme dhe poashtu menaxhmentin e drejtorisë teknike që kanë qëndruar bashkë me ekipin dhe kanë bërë mbikqyrjen e punimeve.