Udhëheqësit e KRU”Prishtina” takohen me drejtorin e NJPMNP-së në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, diskutohet projekti më madhor në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura,
Prishtinë, 10 korrik – Gjatë ditës së sotme, udhëheqësit e KRU”Prishtina” sh.a., UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, UD i zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe UD e drejtorit teknik Lumnije Zeka mbajtën takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, me drejtorin e NJPMNP ( Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike) z. Besnik Krasniqi.
Temë kryesore e takimit të sotëm ishte çështja e fillimit të procedurave për lansimin e projektit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetin e Prishtinës me rrethinë.
Në këtë takim tejet të rëndësishëm, u diskutuan edhe tema të tjera për projektet infrastrukturore në veçanti për rrjetat e ujit dhe ujërave të ndotura që po ndërtohen me donator të ndryshëm në zonën e shërbimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a.
Përgjatë diskutimeve kishte dakordim që të përshpejtohen dhe avansohen tutje procedurat që mundësojnë lansimin e procedurës tenderuese për parakualifikim për shërbimet konsulente rreth projektit më madhor në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura.
Takime të tjera, do vazhdojnë edhe më tej.