Të kujdesemi për rrjetin e kanalizimit!
Prishtinë, 3 korrik – Po aq sa është e rëndësishme ruajtja dhe mbrojtja e burimeve ujore, shpenzimi racional i ujit të pijshëm, aq e rëndësishme është edhe kujdesi ndaj rrjetit të kanalizimit.
Çdo ditë, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza intervenojnë në zhbllokime e pastrime të pusetave të kanalizimit prej 10 deri në 15 raste, në tërë zonën e shërbimit.
Puna e tyre gjithnjë e shkëlqyeshme do të bëhej pak sa më e lehtë , nëse kujdesi ynë ndaj rrjetit të kanalizimit do të ishte më në nivel!