Paguaj faturat e ujit, ka shumë arsye!
Prishtinë, 4 korrik – Konsumatorë të nderuar,
Nëse ju paguani rregullisht faturat e ujit, ka shume arsye që ju të vazhdoni të bëni një gjë të tillë, sepse;
-Nuk lejon grumbullimin e borxhit tuaj,
-Ndihmon ndërmarrjen që të vazhdojë me ofrim cilësor të shërbimeve për ujë e kanalizim,
-Investon në mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit,
– Investimi më i mirë në shëndetin tuaj, etj.
Ju që keni ankesa apo kërkesa, drejtohuni në zyrën për konsumatorë në KRU” Prishtina” dhe patjetër që do jeni të ndihmuar nga sektori i dedikuar vetëm për ju.
Nderime për të gjithë !