Stabilizimi i furnizimit me ujë të pijshëm

Prishtinë, 6 qershor – Të nderuar konsumatorë, fillimisht kërkojmë mirëkuptim nga ju që, për shkak të punimeve rreth realizimit të kyçjeve të gypit të ujit me diametër 350 mm, kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin për katër zona të kryeqytetit nga ora 10:00-18:00, me njoftim paraprak.
Ju njoftojmë se punimet përfunduan në 18:20, gypi i ri ka hyrë në funksion , uji është lëshuar, po testohet gypi i ri nga inxhinierët dhe sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, stabilizimi i furnizimit për secilën zonë do të ndodhë brenda 1-2 orë nga ky moment.
Faleminderit për durimin e treguar!