Pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në Shtime,

Pastrimi i rregullt i rezervuarëve të ujit,

Planifikohet pastrimi i rezervuarëve në qytetin e Shtimes,

 

Prishtinë, 30 qershor – Të nderuar konsumatorë të komunës së Shtimes,

KRU”Prishtina” sh.a., Njësia Operative e Ujësjellësit në Shtime ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarëve të ujit.

Pastrimi i rezervuarëve në Shtime do të bëhet më datat:   1 ,  2  dhe  6  korrik  2020.

Përgjatë pastrimit të rezervuarëve, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë këto tre ditë, në komunën e Shtimes, kohë pas kohe.

 

Datë, 1.7.2020

 

–           Pastrimi rezervuarit te “Stacioni i Pompave” – Shtime dhe

–           Rezervuari  500 m3 – afër SHM “ Naim Frashëri ” – Shtime.

 

Datë, 2.7.2020

 

–           Pastrimi i rezervuarit 250m3,  afër restaurantit  “ Te Lisi ” – Shtime dhe

–           Pastrimi i rezervuarit 350m3, “ Te Pishat ” – Shtime.

 

Datë, 6.7.2020

 

–           Pastrimi i rezervuarit 250m3

 

Të nderuar konsumatorë, pastrimi i rezervuarëve është domosdoshmëri dhe kështu ruajmë kualitetin e ujit të pijshëm.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!