Nga nesër fshatrat e Lipjanit dhe disa zona periferike të qytetit të Lipjanit me aplikim të reduktimeve të ujit të pijshëm,

Prishtinë, 30 qershor –Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit,

Duke e parë gjendjen momentale  të burimeve të puseve nëntokesore të ujit të pijshëm , të cilat   kanë rënje të nivelit  si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike, jemi të detyruar të fillojmë me reduktime të ujit të pijshëm  nga dita e nesërme, 1 korrik 2020 për shkak të rritjes së konsumit si shkak i keqpërdorimit të ujit të pijshëm për  10.100  ( dhjetë mijë e njëqind)  konsumatorë . Qendra e qytetit të Lipjanit nuk do të ketë reduktime të ujit me përjashtim të kateve të larta banuese.

Derisa fshatrat e kësaj komune janë keqpërdorues të mëdhenj të ujit, nga nesër fillojmë me reduktime. Orari i reduktimeve do të jetë i ndryshëm nga zona në zonë.

Orarin dinamik të reduktimeve të ujit e gjeni bashkëngjitur më  poshtë.

Poashtu, nëse kërkesat për ujë rriten edhe më shumë, atëherë orari do varet nga konsumi  i ujit.

 

 

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Çdo pike uji ka vlerë!